Vendosni fjalën kyçe....

I kapen dy pistoleta, fishekë e dy thika, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë


Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonte, policia gjeti 2 pistoleta, njëra me silenciator, fishekë, dy thika, një dorezë e sende të tjera të paligjshme.

Njoftimi

“Në rrugë operative në rrugën “Fuat Toptani” kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Ë. H. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” i shtetasit Ë. H., 24 vjeç, i dënuar më parë për veprat “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”