Vendosni fjalën kyçe....

Basha përjashtoi Berishën, Kim ende pa reagim


Pasi ka kaluar rreth tre orë që kur Kryetari i PD-së shpalli vendimin e përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar reagimi që po mungon është ai i Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Largimi i detyruar i Berishës nga grupi parlamentar vjen pas shpalljes non grata të ish-kryeministrit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ambasadorja ende nuk ka asnjë reagim mbi këtë qëndrim të Bashës ndaj të cilit ajo ushtroi drejtpërdrejt presion duke i kërkuar “që PD-ja të mos hante bar për shkak të një njeriu të vetëm”.

Nuk dihet nëse Ambasadorja do jetë e kënaqur me këtë vendim të Bashës as se si do reagojë selia diplomatike mbi largimin e Berishës nga grupi parlamentar por jo nga parlamenti.