Vendosni fjalën kyçe....

3 humbje jete e 896 raste të reja me Covid-19


Tre qytetarë kanë humbur jetën në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.

Nga 4228 testime të kryera janë gjetur 896 raste të reja.

Personat që kanë humbur jetën janë një 49-vjeçar nga Elbasani, një 67-vjeçar nga Vlora dhe një 71-vjeçar nga Durrësi.

Që prej nisjes së pandemisë Shqipëria numëron 2515 viktima lidhur me koronavirusin e ri.