Vendosni fjalën kyçe....

Mafia japoneze Yakuza ‘hedh armët’ pas dënimit me varje të një bosi krimi


Mafia e njohur japoneze Yakuza po ‘ç’armatoset’ pas dënimit me vdekje me anë të varjes ndaj një bosi të saj.

Bandat e lidhura me Yamaguchi-gumi, organizata më e madhe e krimit në vend, janë urdhëruar të mos përdorin armë ‘në publik’ pas dënimit të kreut të një grupi kriminal rival.

Politika nuk ka gjasa t’i japë fund dhunës së kryer nga yakuza, e cila me siguri do të vazhdojë të frikësojë, lëndojë dhe vrasë armiqtë e grupet rivale.

Megjithatë, është një tregues i tronditjes mes shefave të bandave në vend, një shenjë e presionit afatgjatë ndaj bandave nga policia dhe sistemi i drejtësisë që ka bërë që anëtarësia e tyre të tkurret në mënyrë dramatike në dhjetëvjeçarin e fundit.