Vendosni fjalën kyçe....

Shtetasit afganë largohen nga qytet Studenti, zhvendosen në Shëngjin


Është larguar nga Qytet Studenti grupi i fundit i shtetasëve afganë të cilët ishin strehuar në konvikte që prej mbërritjes disa ditë më parë.

Shtetasit afganë janë zhvendosur në Shëngjin të Lezhës ku do strehohen në hotelet e zonës.

Në Qytet Studenti për 5 ditë rreth 300 shtetas afganë gjetën strehë deri në një akomodim të dytë.

Që prej rrëzimit të rrëgjimit të mbështetur nga SHBA-të dhe marrjes së institucioneve nga talibanët mijëra qytetarë u evakuuan nga Afganistani pasi jeta e tyre shihej si e rrezikuar.