Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen të rinjtë në Bulqizë e Durrës, u kapen një armë gjahu e pistoletë pa leje


Dy të rinj janë arrestuar në Bulqizë e Durrës. Një Bulqizë është ndaluar një 19-vjeçar pasi akuzohet se në një zonë pyjore pranë qytetit ka kultivuar kanabis.

Po kështu gjatë kontrollit pranë vendit të ngjarjes policia ka gjetur edhe një armë gjahu pa leje, të cilën L.Xh., e kishte pa leje.

20-vjeçari Kejvin Gjegja është arrestuar në Durrës pasi gjatë kontrollit, policia i ka gjetur në çantën e dorës një pistoletë. Pas kontrollit në banesë atij i janë kapur edhe dy palë pranga hekuri si ato që përdor policia.

Njoftimi

“Në Bulqizë goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në një zonë pyjore në Fushë-Bulqizë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 19 vjeç,  banues në Bulqizë, pasi dyshohet se është  autori i kultivimit të disa bimëve narkotike në vendin e quajtur   ‘Lugu i Menës’. Gjatë kontrollit të imtësishëm të vendit të ngjarjes u gjet e fshehur dhe u sekuestrua një armë gjahu që 19-vjeçari e posedonte pa leje dhe 2 telefona celularë.”

Njoftimi

“Kontrolle të shtuara nga Policia e Durrësit, në zonat bregdetare, për kapjen e personave që lëviznin me armë apo me sende të kundërligjshme me vete. Si rezultat i kontrolleve kapet dhe arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 2 palë pranga si ato të Policisë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në zona bregdetare, gjatë kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme me vete, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasin Kejvin Gjegja. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 2 palë pranga hekuri si ato të Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, shtetasin Kejvin Gjegja, 20 vjeç, banues në lagjen nr.13, Plazh, Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”