Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nuk i mungoi Këshillit Kombëtar, shoqërohet nga Tritan Shehu dhe Dasho Aliko në selinë blu (Video)


Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së nuk ka munguar as lideri historik i saj, Sali Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë i shoqëruar nga Dasho Aliko, ish-kryetar i Komunës së Lazaratit, aktualisht drejtues i degës së PD-së Gjirokastër dhe deputeti Tritan Shehu.

E ndërsa diçka komunikon, Berisha dëgjohet t’i thotë Dasho Alikos “me kënaqësi, patjetër”.

Partia Demokratike dhe drejtuesit e saj ndodhen në një udhëkryq lidhur me hyrjen e Berishës në parlament pas shpalljes “non grata” nga SHBA-të dhe presionit të vazhdueshëm të tyre.