Vendosni fjalën kyçe....

Rama konfirmon në detyrë Ballën e Spiropalin: Do e çojnë rendimentin e PS-së në qeverisje në një tjetër nivel


Kryeministri Rama ka konfirmuar në detyrë kreun e grupit parlamentar Taulant Balla e ministren Elisa Spiropali.

Gjatë fjalës së tij para grupit socialist mbrëmjen e sotme, kreu u qeverisë vlerësoi dyshen për punën e bërë duke thënë se do e çojnë në një tjetër nivel rendimentin e PS-së në qeverisje.

“Sot është dita për të falenderuar të gjithë deputetet dhe deputetët, anëtarët e kryesisë së Grupit Parlamentar, drejtuesin Taulant Balla dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalin. Taulanti ka drejtuar grupin me këmbëngulje të spikatur dhe Elisa ka qenë e përkushtuar duke përfaqësuar qeverinë me aftësi në debate parlamentare. Të dy kanë konfirmimin e tyre në detyrë në mandatin e tretë për ta çuar në një nivel tjetër performancën e PS-së në qeverisje” – tha kryeministri.