Vendosni fjalën kyçe....

Bllokuan autostradën duke kërcyer, procedohen penalisht, u bllokohen makinat e gjobiten katër persona në Laç


Policia ka proceduar penalisht një grup dasmorësh që u shfaqën pak ditë më parë në rrugën Lezhë-Mamurras duke bllokuar rrugën teksa kërcenin mbi asfalt.

Katër drejtuesit e mjeteve janë proceduar e po kështu u janë bllokuar katër makinat që shfaqen në video.

ta janë ndëshkuar gjithashtu me gjoba 50 mijë deri në 100 miëj lekë të reja.

Njoftimi

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku shfaqeshin disa drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek ‘Mbikalimi i Patokut’, duke penguar për disa momente lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera dhe duke prishur rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë, shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve. 

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht shtetasit: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’ dhe ‘Prishja e rendit dhe qetësisë publike’.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.”