Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët kërcënojnë Joe Biden: Po qëndruat në Afganistan përtej gushtit ‘do gjeni belanë’


Një zëdhënës i lartë i talibanëve tha për ‘Sky News’ të Mbretërisë së Bashkuar të hënën se Shtetet e Bashkuara dhe aleati i saj Britania do të përballen me pasoja nëse kërkojnë të zgjerojnë praninë e tyre ushtarake në Afganistan për të siguruar evakuimin e sigurt të qytetarëve të tyre.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi këtë verë se do të tërhiqte të gjitha trupat amerikane nga vendi deri më 31 gusht. Biden kishte njoftuar më parë në prill se tërheqja do të përfundonte më 11 shtator, 20 vjetorin e sulmeve mbi Kullat Binjake e Pentagon.

Udhëheqësit talibanë tani kontrollojnë pothuajse të gjithë Afganistanin, me përjashtim të një xhepi të vogël të rezistencës në provincën Panjshir në veri të vendit, të cilën xhihadistët pretenduan se e kishin rrethuar dhe së shpejti do e vinin nën kontroll.