Vendosni fjalën kyçe....

Iu gjet kanabis dhe 2 armë zjarri, arrestohen babë e bir në Tiranë


Policia ka arrestuar babë e bir në Tiranë pasi janë kapur me armë pa jeje.

Gjithashtu i janë arrestuar 2 armë zjarri, municion dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Në pranga ranë Fatmir dhe Hamdi Sulaj.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Kashar, në brendësi të banesës, gjatë kontrollit të ushtruar,në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “KASHARI”.

Operacioni kundër veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Vihen në pranga babë e bir.

Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “KASHARI”, si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Fatmir Sulaj., 56 vjeç dhe Hamdi Sulaj., 25 vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Kashar, në brendësi të banesës, gjatë kontrollit të ushtruar,në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Kultivim i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim.