Vendosni fjalën kyçe....

Rama thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit


Kryeministri Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.

Ai shkruan se lloji i ri Delta po shqetëson seriozisht të gjitha vendet dhe vaksinimi është akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit.

Po kështu kreu i qeverisë bën me dije deri tani janë bërë mb 1 milionë e 350 mijë vaksinime.

“MIRËMËNGJES

dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund muajin e hapur të vaksinimit, pasi situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë.

*** vaksinimi ndaj #Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar. Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera.” – shkruan Rama në Facebook.