Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me armë 34-vjeçari teksa drejtonte kamionçinën


Qëllohet me armë 34-vjeçari teksa drejtonte kamionçinën.

“Shtetasi A.Gj, 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, ka njoftuar në sallën operative se në drejtim të automjetit tip kamionçinë që ky shtetas drejtonte është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.”, njofton Policia e Lezhës.

Po kështu bëhet e ditur se janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike. Për të kapur autorët janë ngritur pika kontrolli.