Vendosni fjalën kyçe....

“Më e sigurt se kurrë më parë, SHBA-ja luftoi me mullinjtë e erës” – Ambasada ruse në Kabul s’e evakuon stafin


Diplomatët rusë në Kabul ndihen të sigurt dhe po vazhdojnë të punojnë pas marrjes së kryeqytetit nga talibanët, tha i dërguari i Moskës në Afganistan për RT, duke shtuar se SHBA-të kishin “luftuar me mullinjtë e erës” për 20 vjet.

“Situata është e qetë,” i tha RT të hënën ambasadori rus në Kabul, Dmitry Zhirnov, teksa përshkroi zhvillimet në kryeqytetin afgan një ditë pas kontrollit të tij nga militantët talibanë. Diplomatët nuk ndihen në asnjë rrezik të menjëhershëm, tha ai, duke mohuar raportet për një evakuim.

Më parë, disa media raportuan se Rusia po zvogëlonte numrin e diplomatëve të saj në Kabul, por Zhirnov thotë se ambasada vazhdon të funksionojë “me forcë të plotë”.

Disa anëtarë të stafit janë larguar me një “pushim të planifikuar”, ndërsa të tjerët janë larguar sepse largimi i tyre kishte përfunduar, por pjesa tjetër e stafit po punojnë normalisht.