Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Liverpooli në garë për Mbappen, do provojë ta marrë verën e ardhshme


Liverpooli do të mundohet ta transferojë Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germaini gjatë verës së ardhshme. “Reds” do ta presin përfundimin e kontratës së tij me klubin francez për ta marrë atë si lojtar të lirë.

Përfaqësuesi francez është bërë objektiv i gjigantit anglez qe një kohë. Madje, thuhet se edhe ai ishte i interesuar për të luajtur në “Anfield Road”. Por, në mes të krejt kësaj gjendet Real Madridi.

“Los Blancos” po mundohen ta mbyllin çështjen qysh këtë verë. Kampioni i botës me Francën do ta kërkojë një takim me drejtuesit e PSG-së për të diskutuar për të ardhmen e tij. Gjiganti francez dëshiron t’ia vazhdojë kontratën, por ish-futbollisti i Monacos duket se është më i bindur për t’u larguar.