Vendosni fjalën kyçe....

CIA kërkoi lirimin nga burgu të kreut taleban Mullah Abdul Ghani Baradar


Pas largimit të Presidentit të Afganistanit Ashraf Ghani, një tjetër pretendent duket se ka zënë vendin e tij.

Lideri i Talebanëve në Afganistan, Mullah Abdul Ghani Bradar është vetëshpallur President i vendit.

Ai ka qenë i arrestuar deri në vitin 2018 dhe u lirua gjatë përpjekjeve për të arritur një marrëveshje mes talibanëve amerikanëve dhe qeverisë afgane.

Media ndërkombëtarë citojnë nivele të larta qeveritare të SHBA-ve që nënkuptojnë nivele politike, por janë agjencitë e inteligjencës CIA, dhe agjencitë e sigurisë të ushtrisë ato që ofrojnë pranë rangjeve politike listën e personave ose elementëve ku gjykohet e nevojshme të ndërhyhet.

Sipas disa burimeve, Baradar u lirua pas ndërhyrjes së Zalmay Khalilzad, përfaqësuesit special të qeverisë amerikane për pajtimin e Afganistanit, i cili u takua me përfaqësuesit talebanë në Doha në korrik 2018 dhe vizitoi Kabulin dy herë në tetor për të diskutuar bisedimet e paqes me udhëheqësit afganë. Burime të tjera pohojnë se Baradar u lirua me ndërhyrjen e qeverisë së Katarit, ku talebanët mbajnë një zyrë politike. Ministri i jashtëm i Katarit kishte vizituar Islamabadin dhe ishte takuar me udhëheqjen pakistaneze vetëm disa ditë para lirimit të Baradarit. Qeveria afgane, e cila ishte përpjekur të negocionte lirimin e udhëheqësit talebanë disa herë gjatë viteve të fundit, mund të ishte përfshirë gjithashtu.

Ish-kreu i CIA-s dhe ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo (majtas) Mullah Abdul Ghani (djathtas)

Mullah Abdul Ghani Baradar u rrit në Kandahar, vendlindja e lëvizjes talebane. Ashtu si shumica e afganëve, jeta e Baradarit u ndryshua përgjithmonë nga pushtimi sovjetik i vendit në fund të viteve 1970, duke e shndërruar atë në kryengritës. Ai besohej se kishte luftuar krah për krah me klerikun me një sy Mullah Omar.

Të dy do të themelonin lëvizjen talebane në fillim të viteve 1990 mes kaosit dhe korrupsionit të luftës civile që shpërtheu pas tërheqjes sovjetike.

Pas rënies së talebanëve në 2001, Baradar besohet të ketë qenë në mesin e një grupi të vogël kryengritësish që iu drejtuan udhëheqësit të përkohshëm Hamid Karzai me një letër që përshkruante një marrëveshje të mundshme, ku militantët të njihnin administratën e re.

I arrestuar në Pakistan në vitin 2010, Baradar u mbajt në paraburgim derisa presioni nga Shtetet e Bashkuara e liroi atë në vitin 2018 dhe u zhvendos në Katar.Atje ai u emërua shef i zyrës politike të talebanëve dhe mbikëqyri nënshkrimin e marrëveshjes së tërheqjes me amerikanët./Hashtag.al