Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në tregun e Milotit, plagosen tre persona


Një sherr në tregun e Milotit ka përfunduar me tre të plagosur.

Dy vëllezër kanë qëlluar me sende të forta një person i cili më pas i ka goditur më thikë.

Të lënduar në ngjarje kanë mbetur vëllezërit A.P., 27 vjeç dhe D.P., 19 vjeç, të cilët u dërguan në spital si dhe 58-vjeçari P.Gj.

Ky i fundit është shoqëruar në komisariatin e policisë pas mjekimit në spital.