Vendosni fjalën kyçe....

Anëtarja e bordit të shkollës në SHBA thotë se fëmijët pa maskë janë vrasës të fëmijëve të tjerë


Një anëtare e një bordi shkolle në Oklahoma tha se fëmijët që kthehen në klasa dhe nuk mbajnë maska do vrasin bashkëmoshatarët e tyre të pambrojtur.

Në ditën kur filloi viti shkollor në Oklahoma, anëtarja e bordit të një shkolle publike në Norman, Linda Sexton, vazhdoi një sulm të zjarrtë kundër një ligji që ndalon shkollat të vendosin për mbajtjen e detyrueshme të maskave nëse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Duke folur në një takim të bordit të hënën, Sexton tha se ishte ‘shumë, shumë e zemëruar’ që fëmijët deri në pesë vjeç që nuk mund të vaksinohen do të ‘ekspozohen ndaj një virusi pesë herë më ngjitës se ai që kemi kaluar vitin e kaluar’, duke iu referuar variantit Delta të Covid-19, i cili besohet se po nxit rritjen e tanishme të infeksioneve në të gjithë SHBA.

Sexton vazhdoi duke argumentuar se ‘nëse dikush ka nevojë të ikë në një shkollë virtuale’, duhet të jenë fëmijët prindërit e të cilëve refuzojnë t’i maskojnë ata.

Duke i bërë thirrje rretheve shkollore fqinje që të bashkojnë përpjekjet për të shfuqizuar ndalimin e guvernatorit të Oklahomës, Kevin Stitt, për mbajtjen e detyrueshme të maskave, Sexton shkoi aq larg sa të argumentonte se fëmijët pa maska ​​po vrasin në mënyrë efektive shokët e tyre të shkollës.

“Nëse ka ndonjë mënyrë që ne mund ta ndryshojmë këtë, shpresoj se mund ta bëjmë sepse thjesht nuk është në rregull që fëmijët të kryejnë vrasje duke ardhur në shkollë pa maskë, dhe kur vjen puna tek ajo, është e mundur që ata të shkaktojnë vdekjen e fëmijëve të tjerë nëse vijnë pas maskë,” tha ajo.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani