Vendosni fjalën kyçe....

Kapet nga kamerat teksa i vë flakën fushës me bar në Itali, arrestohet nga policia (Video)


Policia italiane ka arrestuar një person i cili është kapur nga kamerat e sigurisë teka i vë zjarrin një fushe me bar dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në videon e publikuar nga karabinerët shihet një burrë teka i vë zjarrin barit. Ky person është arrestuar pas gjurmimit nga forcat e policisë.

Ky është një rast që vërteton se origjina e zjarreve është me dashje nga dora e njeriut ose personave dashakeq.

Këto zjarre në këtë periudhë kanë shkaktuar katastrofë në vendet e Mesdheut, si Greqia, Italia, Turqia përfshirë edhe Shqipërinë.