Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarët e kronikës shpalosin kërkesat për SPAK (Video)


Gazetarët e kronikës, janë shfaqur me disa kërkesa për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Kërkesat e tyre janë nga më të larmishmet.

Nisin me kërkesa për nuse dhe para dhe përfundojnë, me peshq, tiganë dhe kolltuqe.

“Arrestime, lekë edhe nuse”, shprehet njëri prej gazetarëve, të cilit i dalin në krah edhe dy kolege që do i hidhnin para në dasëm.

Gazetarja Anila Hoxha ka kërkuar “kokat e peshqve e mëdhenj”, ndërsa Klodiana Lala, pasi ju zunë peshqit, kërkon tiganin

Meqë Anila e kapi peshkun unë dua tiganin”, thotë gazetarja Klodiana Lala.

Një kërkesë ka edhe gazetari Arsen Rusta, i cili s;kërkon as më pak e as më shumë por kolltuk.

“Na liro kolltukun se ngelëm në këmbë”, shprehet Arseni.

Sigurisht që të gjitha këto kërkesa përveçse mbanin dozën e humorit, kishin edhe pritshmëri për punën e SPAK-ut në ditët në vijim.

VINI RE: Ky material është pronë intelektuale e CNA