Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania planifikon dhurimin e miliona vaksinave, në disa lande po skadojnë me mijëra


Ndërsa kërkesa bie dhe jetëgjatësia është e kufizuar, gjithnjë e më shumë provinca gjermane po hedhin vaksina në plehra. Tani teprica synohet t’i dhurohet vendeve më të varfra. Bashkimi Evropian mbetet shumë prapa të tjerëve.

Që nga fillimi i pandemisë, Bavaria ka hedhur gjithsej 53,000 doza vaksinash, më shumë se gjysma e të cilave janë “raportuar të refuzuara” vetëm në korrik, shkruan DW

“Rritja e sasisë së vaksinave të hedhura gjatë verës është pasojë e drejtpërdrejtë e rënies së gatishmërisë së popullsisë për vaksinim”, tha Ministria Bavareze e Shëndetësisë me kërkesë të stacioneve gjermane të shërbimit publik WDR dhe GDR.