Vendosni fjalën kyçe....

Zv.kryeministri i Shqipërisë e di me saktësi: Të gjitha zjarret në vend janë vënë nga njeriu


“Të gjitha zjarret në vend janë vënë nga njeriu”, ky është denoncimi i zëvendëskryeministrit të Shqipërisë Erion Braçe, të cilit i ka dalë situata jashtë kontrollit me zjarret.

Dhjetëra vatra zjarresh, një i vdekur dhe të plagosur, rrezikim i Parkut Kombëtar të Llogarasë e banesave në zonën e Gjirokastrës, situatë e rëndë në Dukat e gjithë Karaburunin.

Kjo është situata, megjithatë Braçe bën apel: “Policia njoftoi pak më parë për arrestimin e tre zjarrvënësve të qëllimtë në jug të vendit; Ilir Skrapalliu-njëri prej zjarrvënësve dhe cilido ai duhet të paguajnë shtrenjtë shkrepësen e blerë më të lirë që ndezën!” Mos e ndiz atë shkrepëse!”