Vendosni fjalën kyçe....

Me forcë në banesën e një gruaje në Durrës për t’i marrë paratë, 27-vjeçari e kërcënon me thikë


Futet me forcë në banesën e një gruaje në Durrës, e kërcënon me thikë dhe e dhunonon për t’i marrë paratë.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së informacionit se në një banesë në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një shtetas po tentonte të vidhte me dhunë, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë, ku bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. T., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi është futur me forcë në banesën ku jetonte me qira shtetasja M. B., e ka goditur atë me grushte dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), ka tentuar të vjedhë para në shtëpinë e saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë (thikë).”, njofton policia.