Vendosni fjalën kyçe....

Video e Haki Çakos me instruksione për shuarjen e zjarreve: Me kazma, lopata, sëpata, sharra


Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako shihet në një video të shkurtër të instruktojë vartësit e tij për të shuar zjarret që kanë mbërthyer vendin.

Në fakt, Çakos i ka ikur nga kontrolli koha për shkak se ishte në një “eveniment familjar” dhe kështu nxiton me këshilla.

Mirëpo problemi është që me të vërtetë që zjarrfikësit profesionistë i përdorin këto mjete, të cilat janë ndihmëse po jo zgjidhëse përfundimtare të situatës.

Zgjidhje do të ishte uji, i cili si rregull vjen ose nga pompat e mjeteve zjarrfikëse ose nga helikopterët e avionët e vegjël.