Vendosni fjalën kyçe....

Stafi duhet t’ia tregojë me urgjencë këtë mesazh Edi Ramës


Këtë mëngjes stafi i kryeministrit Rama ka postuar në profilin e tij në “Facebook” disa pamje të shkollës “Nënë Tereza”, e cilësuar e re.

Por një komentuese ia ka thënë troç kryeministrit se ky është vetëm minimumi.

Ajo ka bërë po ashtu skanerin e gjërave që çalojnë në edukimin shqiptar. Dhe lexoni se sa me përpikmëri jep edhe zgjidhjet:

“Një godinë shkolle ndërtohet në 6 muaj ndërsa stafi që jep mesim duhen breza. Çfarë po bëni për ndryshimin e programit mësimor dhe metodat e mësimdhënies që të jenë të nivelit bashkëkohor? Mjafton të përmendim Estoninë dhe Finlandën si shtete për t’u marrë shembull. Aty tregoni se sa keni ecur kur studentët që përfundojnë ciklin mësimor (universitetin) t’u njihen kualifikimet jashtë,  atëherë po që keni mbërritur diçka fantastike për t’u mburrur.

Të shpenzosh fondet/donacionet aty ku duhet është minimumi që mund të bëni po nuk investuat tek mësuesit. Rrisni kriteret e pranimit në mësimdhënie dhe ndëshkoni këdo që merr ryshfet për një vend pune! Rrisni rrogat e mësuesve që të mos ulin veten që të shesin provimet!”