Vendosni fjalën kyçe....

Fieri në tym dhe zjarr, pamjet flagrante nga qendra e qytetit (Foto/Video)


Qyteti i Fierit është pushtuar nga tymi, duke rrezikuar asfiksimin e banorëve. Këto janë fotot flagrante nga qendra e qytetit, që tregojnë se sa e rëndë është situate.

Shtëllungat e tymit kanë mbërritur te banorët për shkak të zjarrvënies siç tregon video më poshtë.

Mësohet se shkak është bërë djegia e plehrave te “Vija e Ngjalës”.

“Tym, blozë, flakë, katastrofë mjedisore, dëm i parikuperueshëm për shendetin e qytetarëve. Papërgjegjshmëri totale, vjedhje, abuzime, krim mjedisor! Asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse!  Bashkia hesht, Prefektura nuk ekziston, Prokuroria është me pushime, KM është në delir! Ka vite të tëra që e ashtuquajtura fusha e plehrave te “Vija e Ngjalës” në Fier grumbullon dhe djeg mbeturinat që grumbullohen nga qyteti!”, shkruan demokrati Luan Baçi.

Më tej Baçi ka komentuar edhe projektet e incineratorëve duke fajësuar kryebashkiakun Armando Subashi.

“Megjithëse akordohen para të shumta të taksapaguesve fierake, bëhen tendera me shuma marramendëse, ndërtohet incineratori i famshëm korruptiv, mbeturinat vazhdojnë të digjen, për të pastruar vendgrumbullimin dhe pastaj të hedhin të tjera mbeturina!

Në kontratat e shumta që bëhen është parashikuar që incineratori do të pastronte edhe mbeturinat e grumbulluara prej vitesh në këtë vendgrumbullim, por çdo ditë këtu me urdhër të Subashit u vihet flaka mbeturinave dhe patjetër që do të faturohen si mbeturina që i konsumoi incineratori!”, thekson ai, duke shtuar se “janë të pangopur në babëzinë e tyre, janë hajdutë dhe abuzues të pandreqshëm, janë të kapur dhe të korruptuar në palcë!”