Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fier, drejtuesja 19-vjeçare ndërron jetë


Një drejtuese 19-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik mbrëmjen e djeshme në Fier.

Dalja nga rruga e automjetit “Benz” ka ndodhur në bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:35 ku mjeti tip doli nga rruga dhe drejtuesja e tij Xhesika Mjekra ndërroi jetë, ndërsa pasagjeri Sabri Xherimeja 21 vjeç ka mbetur i plagosur.