Vendosni fjalën kyçe....

Teuta kualifikohet në raundin e tretë të Conference League


Teuta është kualifikuar pas kohës shtesë në transfertën e Andorrës ndaj Inter Escalades për Conference League.

Durrsakët fituan 0-3 me një dygolësh të Sebino Plakut në kohën e rregullt dhe Sherrif Kallakut në kohën shtesë.

Teuta përmbysu rezultatin e sfidës së parë ku kishte humbur në Niko Dovana me rezultatin 0-2.

Me këtë fitore, Teuta shkon në raundin e tretë ku do luajë me Shamrock Rover.