Vendosni fjalën kyçe....

Gjobiten sportistet femra të Norvegjisë, veshën pantallona të shkurtra në vend të mbathjeve në ndeshje


Dy sportiste nga ekipi i beach volley norvegjez u shfaqën në televizionin britanik për të shpjeguar zemërimin që ka rrethuar vendimin e tyre për të veshur pantallona të shkurtra në Kampionatin Evropian të fundit në krahasim me bikinit tradicionale.

Tonya Lurstaad dhe Julia Bird të dy morën pjesë në programin e njohur ‘Lorraine’ në ITV, duke shpjeguar se si ata kishin dashur të bënin lëvizjen prej shumë kohësh për të ndryshuar veshjen.

Ekipi norvegjez kishte shprehur kundërshtim ndaj uniformave të tyre për turneun e zhvilluar në Varna, Bullgari, fundjavën e kaluar duke thënë se mbathjet i bënin të ndjeheshin ‘të seksualizuara’ dhe të mos ndiheshin rehat për sportistet që ishin me perioda gjatë kohës së ndeshjeve.

Rregulloret e EHF theksuan se ato do gjobiten për veshjen e pantallonave të shkurtra.

Gjatë ndeshjes me Spanjën në ndeshjen e tyre të fundit për medaljen e bronztë, Norvegjia vendosi të futet në fushë me pantallona të shkurtra para se të gjobitej me 1,500 euro që u cilësua si ‘plotësisht qesharake’nga Ministri i Kulturës, Abid Raja.