Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet pika e karburantit, punonjësit nga Durrësi i morën xhiron ditore


Grabitet pika e karburantit në Fllakë, Shijak, ndërsa mësohet se të riut nga Durrësi i kanë marrë xhiron ditore.

Autorët ndaluan të furnizojnë mjetin e tyre me karburant dhe pas kësaj kanë grabitur paratë nga E.G 25 vjeç.

“Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti i kanë marrë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës, (punonjës) dhe janë larguar. Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, jep detaje policia.