Vendosni fjalën kyçe....

Conor McGregor prezanton jahtin e ri ‘Lamborghini’ 3 milionë euro, nis riaftësimin në det (Fotot)


Conor McGregor është duke u riaftësuar nga dëmtimi i tij në këmbë, por irlandezi ka ende milionat e tij për ta ngushëlluar atë ndërsa me krenari tregoi jahtin e tij të ri ‘Lamborghini’.

Ndeshja e fundit e McGregor në tetëkëndëshin UFC përfundoi në agoni në fillim të këtij muaji kur ai theu këmbën në fund të raundit të parë të përplasjes me Dustin Poirier në Las Vegas.

McGregor që nga ajo kohë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pritet të qëndrojë gjatë pjesës tjetër të vitit jashtë ringut. Megjithatë ai ka me se të merret pas prezantimit të jahtit të tij të ri.

“Jahti im Lamborghini është gati”, shkroi McGregor në një postim në Instagram që grumbulloi më shumë se 1.5 milion pëlqime.

Jahti quhet ‘Lamborghini Tecnomar 63’ në lidhje me vitin e themelimit të kompanisë dhe vetëm 63 modele u bënë në një projekt të përbashkët me Italian Sea Group.

McGregor e ka blerë mjektin luksoz për 3 milion euro.

Mjeti detar është i gjatë 63 metra, peshon 24 ton, ka një shpejtësi maksimale prej 60 nyjash (afërsisht 112 kilometra në orë ) dhe ka një motorme  4,000 kuaj fuqi.