Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Nga sot e përgjatë gjithë javës hapet vaksinimi për moshat +18 vjeç


Nga kjo e hënë dhe përgjatë gjithë javës, çdo qytetar nga mosha mbi 18-vjeç do të ketë mundësinë të vaksinohet kundër Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

🗓 Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç 👍🏼
👉🏼 Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid👍🏼 #RuajShëndetin”- shkruan ministrja.

tirliu