Vendosni fjalën kyçe....

22-vjeçari slloven vendos rekord, fiton ‘Tour de France’ dy herë brenda vitit


22-vjeçari Tadej Pogacar është bërë personi më i ri që ka fituar ‘Tour de France’ dy herë dhe i pari që ka fituar dy edicione të garës ikonike brenda një viti, duke vulosur fitoren në Champs-Elysees të dielën.

Slloveni Pogacar çimentoi vendin e tij si ylli më i ndritshëm në këtë sport duke fituar përsëri titullin, duke marrë fitoren me më shumë se pesë minuta pasi dominoi pjesën më të madhe të garës me një paraqitje mbresëlënëse.

Dhjetë muaj më parë, debutuesi Pogacar fitoi për herë të parë ‘Tour de France’ pasi bashkëatdhetari dhe udhëheqësi i garës, Primoz Roglic pësoi një defekt në pjesën e fundit të garës.

I sapoardhuri nuk kishte marrë pjesë kurrë në ‘Tour de France’ para asaj paraqitje debutuese. Ai tani ka fituar dy kurora rresht.