Vendosni fjalën kyçe....

Basha mesazh pas përmbytjeve në Gjermani dhe disa shtete: Lutjet tona me familjet e prekura


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me përmbytjet që kanë përfshirë disa shtete të Europës Perëndimore.

Basha shpreh ngushëllime për viktimat ndërsa shton se PD dhe populli shqiptar janë në solidaritet të plotë me njerëzit dhe autoritetet që po shpëtojnë jetë.

“Zemra ime shkon për viktimat dhe të dashurit e tyre të goditur nga përmbytjet dramatike në Gjermani, Hollandë, Belgjikë dhe Luksemburg.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të gjithë komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrore. Partia Demokratike dhe populli i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me dhe mbështetjen për njerëzit dhe autoritetet ndërsa ata punojnë për të shpëtuar jetë dhe për t’u rikuperuar nga këto ngjarje tragjike.”– shkruan Basha.

Reshjet rekord në Evropën Perëndimore bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati, duke sjellë përmbytje në disa shtete, si Gjermania, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu. E akoma më shumë shi është parashikuar në të gjithë rajonin të Premten.

Gjermania është shteti më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 81 dhe raportohen mbi 1 mijë të zhdukur deri më tani.