Vendosni fjalën kyçe....

Ish-zv.ministrja Rovena Voda mbërrin në GJKKO, avokatja që pagoi “2 mijë euro” ndihet keq gjatë seancës dhe përfundon në spital


Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka mbërritur këtë mëngjes në GJKKO, ku do të zhvillohet seanca ku do i komunikohet masa e sigurisë. Voda mbërriti në Gjykatë e shoqëruar nga patrulla e policisë.

Kujtojmë se Voda ndodhet në masën e ‘arrestit të shtëpisë’ pasi akuzohet se ka ‘ushtruar ndikimi të paligjshëm’ pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy zonjave në institucione publike. Voda thuhet se ka marrë rreth 2000 euro për futur në punë Florida Beun.

Kjo e fundit duket se është ndjerë keq në gjykatë, pasi sipas “Report TV” ka përfunduar në spital, ku një ambulancë e ka çuar atë të marrë kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Në gjykatë të pranishme në seancë vijojnë të jenë Rovena Voda dhe Majlinda Hasani. Kjo e fundit është avokatja tjetër për punësimin e të cilës dyshohet se ka ndikuar Voda.