Vendosni fjalën kyçe....

Hyn në lumin Devoll për t’u larë, mbytet 14-vjeçarja në Berat


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat.

Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë ndërsa shtetasja G.K., 14 vjeç është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.

Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.