Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti ku vdiq drejtori i Pyjores në Maliq, arrestohet shoferi i kamionit


Është arrestuar shoferi i kamionit që u aksidentua ditën e djeshme në Korçë, aksident ku humbi jetën drejtori i Pyjores në Bashkinë e Maliqit, Marsel Nazifi.

Aksidenti ndodhi në fshatin Vrëpckë të Maliqit ku pas përmbysjes së kamionit që drejtohej nga 63-vjeçari me iniciale S.G., banuez në Kamzë Tiranë, gjeti vdekjen 36-vjeçari.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Vrëpckë, Maliq, ku si pasojë e përmbysjes së një mjeti, gjeti vdekjen shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Korçë, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. G., 63 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, (me detyrë shofer pranë një firme), pasi dyshohet se këtij shtetasi i ka dalë nga kontrolli mjeti tip kamion “Benz”, që e kishte fikur dhe parkuar, i cili ka filluar të lëvizë me shpejtësi në një dishezë dhe më pas është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit M. N., pasagjer në këtë mjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.” – thuhet në njoftimin e policisë.