Cristiano Ronaldo e ka shtuar listën e pasurive të tij të patundshme, duke hapur hotelin e tij më të ri në New York në Times Square.
Sulmuesi i Portugalisë dhe i Juventusit ka hapur më parë disa hotele edhe në vendlindjen e tij në Madeira, në Lisbonë dhe në Madrid.
Të mërkurën, vetë Ronaldo zbuloi në rrjetet e tij sociale hotelin Pestana CR7 që e kishte hapur në mes të Manhattan, i pari hotel i tij jashtë Evropës.
Në një mesazh në Tëitter ai tha: “Çfarë date magjike – 07.07 për t’ju prezantuar me hotelin tim të ri PestanaCR7 në Times Square, New York.”
Ai shton: “Rezervoni tani dhe zbuloni hotelin më të ri në vendin më të mirë në qytet.”
E në faqen zyrtare të hotelit, zbulohen edhe çmimet. Njerëzit mund të qëndrojnë në hotel për 117 dollarë një natë me ulje për anëtarët e klubit të Pestana.
Kompleksi i ri i Ronaldos përshkruhet si një hotel kozmopolit i cili është ‘besnik ndaj një stili të jetesës sportive të sofistikuar, të gjallë dhe të lidhur”.
Ronaldo ka marrë një farë frymëzimi nga shtëpia, pasi dhomat e miqve janë të dekoruara me ngjyrat dhe artin e Portugalisë. Të gjitha dhomat janë të pajisura me Pajisje për kafe Espresso, frigoriferë, porta USB, HD-TV dhe Wi-Fi.
Restoranti ofron pjata ndërkombëtare dhe vakte portugeze, ndërsa ka edhe ekrane të shumta për të parë sporte. Ka gjithashtu një qendër fitnesi dhe dhoma ngjarjesh për takime biznesi që do të zhvillohen në këtë hotel.
36-vjeçari ka ngritur portofolin e tij të hoteleve në kohët e fundit, duke hapur fillimisht dy hotele në Portugali dhe më pas një në Madrid. Ai gjithashtu planifikon të hapë një hotel luksoz në Mançester pranë Kopshteve Piccadilly në vitin 2023.