Vendosni fjalën kyçe....

Pritja për marrjen e mandatit në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Moment historik, Shqipëria ka se çfarë t’i tregojë botës


Në pallatin e brigadave u zhvillua pritja me rastin e marrjes së mandatin si vend i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në fjalën e saj Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka falënderoi të gjithë personat e shërbimit të jashtëm që bënë të mundur të arrihej ky objektiv në politikën e jashtme si dhe vendet të cilat votuan pro Shqipërisë.

Xhaçka ndër të tjera tha se në ditët në vijim do kompozohet edhe ekipi që do përfaqësojë Shqipëirinë në këtë forum.

“Është një moment historik për Shqipërinë sot. Sot në vitin 2021 kemi fituar të drejtën të ulemi në forumin më të lartë të vendimmarrjes globale. Në vigjilje të seancës së Asamblesë së Përgjithshme ishim ulur me laps e me letër, por as në versionet me optimiste nuk e kishim menduar se Shqipëria do të merrte një mbështetje kaq masive. Kjo mbështetje ishte edhe për më skeptikët një provë e qartë e atij transformimi të jashtëzakonshëm që ka pësuar imazhi i Shqipërisë në sytë e botës. Ne shihemi sot si vend që ka pjekurinë dhe kapacitetet e duhura.

Ajo votë në Asamblenë e Përgjithshme ishte një moment krenarie, por besoj që ishte po aq edhe moment reflektimi. Ja ku është një rast ku kemi punuar të gjithë duke bërë secili punën e vet, duke ia kaluar stafetën pasardhësit dhe kemi marrë një rezultat kaq të jashtëzakonshëm. Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit është një fitore për të gjithë shqiptarët. Ne shkojmë në Këshillin e Sigurimit me një agjendë të qartë prioritetesh. Shqipëria sot ka çfarë t’i tregojë botës, dhe bota ka sot çfarë të mësojë nga Shqipëria. Mund të mësojë nga modeli jonë i vëllazërisë fetare. Mund të mësojë nga eksperienca jonë mbi rëndësinë që kanë të drejtat e njeriut.

Mandati i Shqipërisë u takon të gjithë shqiptarëve. Një skuadër do të përfaqësojë Shqipërinë në KS, na duhet të dërgojmë në Nju-Jork më të mirët. Në ditët në vijim do zhvillojmë intervistat. “Ekipi i ëndrrave” do të marrë formën e tij finale. Kryeministrit Edi Rama duhet t’i njoh një meritë të padiskutueshme. Edi Rama besoi te kjo mundësi edhe kur një gjë e tillë nuk dukej realiste. Për të transformuar rolin e Shqipërisë në botë, si një vend që eksporton stabilitet dhe siguri”- tha Xhaçka.