Vendosni fjalën kyçe....

Kaloi semaforin me të kuq, makina përplas këmbësoren te 21-dhjetori


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në kryqëzimin e “21 dhjetorit”.

Një makinë e cila ishte duke transportuar një shtetas të sëmurë ka kaluar semaforin me të kuq dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësoren me iniciale A.M.

Këmbësorja është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *