Vendosni fjalën kyçe....

Hungaria përshëndet vendimin për të mos lejuar ngjyrat LGBT në stadiumin e Mynihut: Falë Zotit ka ende mendje të shëndosha në UEFA


Hungaria ka përshëndetur vendimin e UEFA-s për të mos lejuar veshjen e stadiumit të Mynihut me ngjyrat LGBT për ndeshjen Gjermani-Hungari ditën e nesërme, e vlefshme për fazën në grupe të EURO 2020.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se vendimi i UEFA-s për të mos lejuar ngjyrat e ylberit në stadium ishte i duhuri.

“Falë Zotit, mendja e shëndoshë mbizotëron ende në qarqet e udhëheqjes evropiane të futbollit dhe ata nuk kanë luajtur lojën e provokimit politik. Mund të them se udhëheqja e UEFA-s mori  vendimin e duhur kur vendosën të mos luanin lojën e provokimit politik kundër Hungarisë.” – tha ai.

Propozimi për veshjen e stadiumit të Mynihut me ngjyrat e ylberit erdhi nga këshilli bashkiak i qytetit në formë proteste ndaj ligjeve të miratuara në Hungari së fundmi, të cilat sipas zyrtarëve gjermanë janë homofobike e transfobike.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *