Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihen nga flakët kullotat në Gjirokastër, shpallen në kërkim dy persona


Një zjarr ka përfshirë kullotat e fshatit Karjan në Lunxheri të Gjirokastrës.

Policia ka shpallur në kërkim dy persona pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.

Zjarri ka përfshirë kullotat poshtë fshatit duke dëmtuar zonën që shërben për bagëtitë në këtë zonë.

Sipërfaqja e djegur deri më tani shkon në 1 hektarë kullotë. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *