
Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese kërkoi ndalimin e përdorimit të kafazeve në bujqësinë e kafshëve deri në vitin 2027, në një rezolutë jodetyruese të miratuar sot.
Votimi erdhi si përgjigje e një peticioni të quajtur ‘Fundi i Epokës së Kafazit’, i nënshkruar nga 1.4 milionë qytetarë të BE-së, që kërkon heqjen shkallë-shkallë të kafazeve në ferma.
Masa e Parlamentit Europian tani rrit presionin mbi Komisionin Evropian, i cili pritet t’i përgjigjet zyrtarisht peticionit më 30 qershor. Rezoluta kaloi me 558 vota pro, 37 kundër dhe 85 abstenim.