Vendosni fjalën kyçe....

Lojtari hungarez habit gazetaren ‘e pavëmendshme’ teksa u turr për të festuar golin ndaj Francës me tifozët (Video)


Skena kaotike u shfaqën në ‘Puskas Arena’ në Budapest të shtunën, teksa ekipi vendas Hungaria shënoi golin përpara 61,000 tifozëve të zhurmshëm në një përplasje jetike në Grupin F kundër kampionëve të botës, Francës.

Ndërsa Karim Benzema shpërdoroi një rast mjaft të pastër pak më herët, Franca tregoi dobësi ndërsa vendasit morën vrull.

Mbrojtësi Attila Fiola arriti të shënojë një gol pas një aksioni të rrjedhshëm dhe më pas u turr për të festuar me tifozët duke habitur jo pak një gazetare që po raportonte.

Pas habisë fillestare, gazetarja ngre duart lart për të festuar bashkë me lojtarët e ekipit hungarez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *