Vendosni fjalën kyçe....

Salianji i bindur në fitoren e Bashës: Tre kandidatët e tjerë u futën në garë për interesa personale


Ervin Salianji duket i bindur në fitoren e kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha, në zgjedhjet që mbahen nesër për drejtimin e partisë.

Këtë parashikim ai e bëri ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa.

Salianji u shpreh se Basha do kishte një diferencë të thellë me tre kandidatët e tjerë: “Pjesëmarrja e nesërme në votim, tregon mbështetje masive për PD, bashkë me mbështetjen për PD. Ka një mbështetje masive ndaj z.Basha dhe do të ketë një fitore me diferencë, por nga ana tjetër një pjesë e demokratëve mendojnë se një pjesë e demokratëve mendojnë se duke qenë se është një fitore e sigurtë, mund të mos shkojnë të votojnë. I bëj thirrje kujtdo që të shkojë të marrë pjesë në votime, sepse është një ditë shumë e rëndësishme për PD dhe për të treguar forcën që ka kjo parti në momente kritike.”

Salianji komentoi tre kandidatët Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli duke shprehur rezerva për ta. Ai u shpreh se tre kandidatët janë future në garë vetëm për interesa personale.

 “Janë njerëz që në aktivitetin e vet politik, nuk kanë spikatur në ndonjë gjë. Nuk është se janë njerëz që në 4 vite, nuk është se janë njerëz që në 4 vite, kanë patur një diferencë parimore, apo në qëndrime në moral apo në aktivizëm, sakrificë, përballje etj. Janë njerëz që për interes qartësisht personal, jo të PD, kanë hyrë në garë. Nuk janë njerëz betejash, nuk janë njerëz që kanë luftuar fort për PD-në, apo interesin publik, apo të jenë përfshirë në cdo debat publik. Ndaj nuk ka ndonjë gjë për t’u marrë me aktivitetin e tyre politik.

Nëse flasim për emra personal, gjithësecili ka kostot e veta, nga kandidati që ka 30 vite thotë, por përveç se nuk ka arritur askund në rritjen e profilit të vet politik, ka qenë një nga përgjegjësit kryesor qoftë në deformimin apo goditjen e degëve të PD, si sekretar i burimeve njerëzore, qoftë në cdo vendimmarrje tjetër të PD që ka qenë pjesë.

Zonja nuk ka qenë ndonjëherë aktive në PD, veçse aktivitizim të shtuar ndaj Lulzim Bashës. Dhe kam dyshim të arsyeshëm që përsa kohë mbrojnë teza të përdorura nga Edi Rama në të kaluarën mund të ketë edhe ndonjë stisje për të krijuar një fabul tjetër brenda PD. Kështu që nuk ka ndonjë shqetësim e nuk besoj se do të kenë as peshë në votën e demokratëve.”- deklaroi Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *