Vendosni fjalën kyçe....

Rama hap Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor: Ky plan do na ndihmojë të rimëkëmbemi pas pandemisë


Ka nisur Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që po mbahet në Pallatin e Brigadave.

Gjatë fjalës së tij në hapjen e Samitit, kryeministri Edi Rama falenderoi të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa theksoi se do diskutohet mbi Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, që sipas tij do i ndihmojë 6 vendet të rimëkëmben ekonomikisht pas pandemisë.

“Faleminderit shumë që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër dhe jam vërtet i lumtur që t’i uroj mirëseardhjen secilit prej jush në Tiranë.

Pjesëmarrja juaj në këtë samit të 6-tëshes së Ballkanit Perëndimor në Tiranë, është shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësinë rajonale të zbatimit të planit të BE-së, Planit ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe të Tregut të Përbashkët Rajonal.

I jam shumë mirënjohës Komisionerit që e nisi dhe e promovoi këtë plan, si një instrument kyç që do të na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomikisht në një epokë post pandemike, të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër dhe dixhital të ekonomive tona.

Faleminderit sërisht dhe do t’i kërkoja me mirësjellje medias që të na lërë të vazhdojmë punën. Unë do të doja që t’ja kaloja së pari fjalën komisionerit…”- deklaroi Rama në fjalën e hapjes.