Vendosni fjalën kyçe....

Transportuan ilegalisht 69 migrantë shqiptarë nga Belgjika në Britani me një anije peshkimi, arrestohen 3 detarë


Mediet britanike raportojnë se detektivët kanë arrestuar tre detarë, të cilët janë përpjekut të fusnin ilegalisht nga Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar, 69 migrantë shqiptarë me një anije peshkimi.

Bëhet fjalë për një shtetas lituanez 34-vjeçar që jeton në Lambeth, një shtetas izraelit 32-vjeçar që jeton në Finchley dhe një shtetas letonez 39-vjeçar që jeton në Kent.

Pamjet e policisë tregojnë se oficerët po trokasin në një derë përpara se një burrë me të brendshme t’i lejojë të hyjnë brenda. Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Krimit më pas e arrestojnë burrin dhe e marrin me vete.

Tre personat tani po merren në pyetje nën dyshimin se janë përpjekur për të lehtësuar imigracionin e paligjshëm.

Arrestimet pasojnë përgjimin e anijes së peshkimit Svanic pranë brigjeve të Anglisë Lindore në 17 nëntor të vitit të kaluar, si pjesë e një operacioni të përbashkët që përfshin NCA, Zbatimin e Imigracionit dhe Forcën Kufitare.

Daily Mail shkruan se anija kishte lundruar nga zona Ostend e Belgjikës dhe mbante 69 pasagjerë shqiptarë, të cilët zbarkuan në Haruich ku u ndaluan nga autoritetet e imigracionit.

Të tre anëtarët e ekuipazhit, u arrestuan nën dyshimin për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm.

Shefi rajonal i hetimeve i NCA-së, Jacque Beer tha: “Kjo ishte një përpjekje serioze për të thyer kontrollet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe hetimi ynë për këtë incident vazhdon. Por aktiviteti i sotëm tregon edhe një herë vendosmërinë tonë për të përçarë dhe çmontuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve kudo që ata operojnë. Është një përparësi kryesore për NCA-në.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *