Vendosni fjalën kyçe....

Drama e të miturit kurd që u mbyt bashkë me familjen në Kanalin Anglez tetorin e kaluar, trupi i pajetë gjendet muaj më vonë në bregdetin norvegjez


Policia ka identifikuar trupin e një foshnjeje të gjetur në bregdetin norvegjez që i përket një djali 18 muajsh kurd të zhdukur që prej tetorit të vitit të shkuar, i cili u mbyt duke kaluar Kanalin Anglez vitin e kaluar.

Artin Iran-Nejad ishte zhdukur që nga 27 tetori 2020, kur një anije e vogël me familjen e tij – përfshirë babanë Rasoul dhe nënën Shiva, të dy 35 vjeç, motra nëntë vjeçare Anita dhe vëllai Armin, gjashtë vjeç, – u përmbys në Kanalin Anglez. Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën trupat e familjes së mbytur, por trupi i fëmijës 18 muajshe, Artin, nuk u gjet kurrë.

Më shumë se nëntë javë më vonë, në ditën e Vitit të Ri, autoritetet norvegjeze zbuluan trupin e një fëmije në oqean afër Karmoy, në jugperëndim të vendit, por nuk ishin në gjendje të identifikonin mbetjet. Karmoy është rreth 900 milje larg nga vendi ku u mbyt anija e migrantëve.

Hetuesit nuk ishin në gjendje të gjenin asnjë person të zhdukur në Norvegji që përputhej me përshkrimin e djalit dhe pasi vunë re xhaketën e tij, nisën kërkimet në vende të tjera për të zbuluar rastin.

Përfundimisht ata hasën në njoftimin e Rojes Bregdetare Franceze, që e kishte renditur Artin si të zhdukur. Testet e ADN-së më pas konfirmuan se trupi dhe djali ishin një dhe i njëjti, përpara se familja e tij të informohej dhe lajmi të shpallej sot.

Pritet që eshtrat e tij tani do të kthehen përsëri në qytetin e Sardasht, në Iranin perëndimor, ku jetojnë të afërmit e tij të mbijetuar në mënyrë që ai të mund të varroset.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *