Vendosni fjalën kyçe....

Kthimi i pushuesve nga bregdeti rëndon trafikun, qindra gjoba (Video)


Kthimi nga bregdeti i mijëra qytetarëve nga Shqipëria e Kosova ka bërë që trafiku drejt Tiranës e Kosovës të jetë i rënduar.

Sipas policisë, ditën e sotme janë ndëshkuar me gjobë 256 drejtues mjetesh të cilët janë kapur duke bërë parakalime të gabuara apo ecje jashtë normave të lejuara.

Po kështu janë pezulluar 31 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie e 12 leje drejtime për drejtim të makinës nën efektin e alkoolit.

Në pranga ka rënë një 55-vjeçar me iniciale B.B., i cili po drejtonte një furgon pasagjerësh në gjendje të dehur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *