Vendosni fjalën kyçe....

Autoshkolla në Fier përplaset me motorin, plagosen nënë e bijë


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kallm, të Fierit. Mësohet se një makinë tip ‘Benz’ autoshkollë, ka kryer një parakalim të gabuar dhe është përplasur me një motor.

Më pas siç raporton “Shqiptarja.com”, motori ka aksidentuar edhe dy këmbësore, nënë e bijë, të cilat kanë mbetur të plagosura.

Mësohet se dy të plagosurat janë dërguar në spitalin e Fierit me plagë në trup, ku janë jashtë rrezikut për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *